“Delta” po bën kërdinë, mbi 500 raste me COVID dhe dy humbje jete

0
187

Nuk ndalet kurba e infektimeve në Shqipëri. Në 24 orët e fundit kemi sërish një rritje drastike të rasteve me COVID-19, të ndikuar sigurisht nga varianti “Delta”. Nga 6662 testime që janë bërë në të gjithë vendin janë zbuluar 522 raste të reja. Dy qytetarë e kanë humbur luftën me sëmundjen dhe 98 janë shëruar në 24 orët e fundit.

Rastet me COVID-19 janë evidentuar në këto qytete; 193 raste në Tiranë, 75 në Shkodër, nga 22 raste në Durrës, Vlorë, nga 16 raste në Lezhë, Sarandë, nga 15 raste në Malësi e Madhe, Fier, nga 13 raste në Vau i Dejës, Kamëz, 12 në Berat, 11 në Korçë, nga 9 raste në Rrogozhinë, Lushnje, nga 8 raste në Elbasan, Peqin, 6 në Kurbin, nga 5 raste në Krujë, Dibër, Divjakë, 4 në Patos, nga 3 raste në Kukës, Kavajë, Roskovec, Përmet, nga 2 raste në Pukë, Has, Mat, Gjirokastër, Kuçovë, Poliçan, Gramsh, Librazhd, nga 1 rast në Mirditë, Shijak, Klos, Himarë, Këlcyrë, Tepelenë, Maliq, Pogradec, Kolonjë, Dimal, Cerrik, Belsh.

Aktualisht janë 4204 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 59 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor një qytetar 67 vjeç nga Elbasani dhe një qytetar 84 vjeç nga Mati ndërruan jetë. 98 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,920 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127” mbyllet apeli i MSH.

Statistika (19 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 522
Të shëruar në 24 orë 98
Të shtruar në spitale 59
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 6662

Testime totale 979,532
Raste pozitive 137,597
Raste të shëruara 130,920
Raste Aktive 4204
Humbje jete 2,473

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1596
Shkodër 682
Vlorë 381
Fier 378
Durrës 230
Elbasan 216
Lezhë 211
Berat 141
Gjirokastër 139
Korçë 92
Kukës 85
Dibër 53

/ Abcnews.al