Sulmuesi francez i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, ka fituar për herë të parë në karrierë Topin e Artë, çmimin më prestigjioz individual në botën e futbollit.
28-vjeçari zhvilloi një sezon historik me PSG-në, ku shënoi 35 gola dhe dha 14 asistime në 53 ndeshje, duke udhëhequr skuadrën drejt një tripletës historike, mes tyre edhe Champions League-n e parë në historinë e klubit.
Dembélé u shpall gjithashtu golashënues i përbashkët më i mirë në Ligue 1 me 21 gola dhe u vlerësua si lojtari më i mirë i kampionatit francez dhe i Champions League-s.
Ai dha kontribut edhe në Kupën e Botës për Klube, ku PSG arriti deri në finale, por u mposht nga Chelsea në Nju Xhersi.
Në garën për çmimin, francezi la pas supertalentin e Barcelonës, Lamine Yamal, duke i dhënë fund një sezoni ku dominimi i tij ishte i pakontestueshëm.
Edhe pse aktualisht i dëmtuar dhe mungoi në humbjen e PSG-së 1-0 ndaj Marsejës, Dembélé arriti të ishte i pranishëm në ceremoninë madhështore në Paris, ku u shpall zyrtarisht lojtari më i mirë në botë për vitin 2025.
Kjo është renditja top 10 të Topit të Artë 2025:
?1- Ousmane Dembélé (Francë, Psg)
2- Lamine Yamal (Spanjë, Barcelona)
3- Vitinha (Portugali, Psg)
4- Mohamed Salah (Egjipt, Liverpool)
5- Raphinha (Brazil, Barcelona)
6- Achraf Hakimi (Marok, Psg)
7- Kylian Mbappé (Francë, Real Madrid)
8- Cole Palmer (Angli, Chelsea)
9- Gianluigi Donnarumma (Itali, Psg/Man. City)
10- Nuno Mendes? (Portugali, Psg)