Dëme nga Stuhia/ Era e fortë dhe shiu dëmtuan rëndë fermerët në Cërrik

0
88

Dhjetëra hektarë sera në fshatin Selitë të Cerrikut janë shkatërruar nga stuhia që përfshiu zonën pasditen e së premtes.

Mjaftuan 10 minuta që mundi i viteve të tëra të shkonte dëm. Era e fortë ka dëmtuar, jo vetëm plastmaset dhe të mbjellat, por të gjithë strukturën metalike mbajtëse. Dëmet llogariten ne qindra milionë lekë.

Fermerët kërkojnë ndihmë për të përballuar dëmet e mëdha. Sipas tyre, sigurimi në raste të fatkeqësive natyrore është shumë i kushtueshëm dhe i papërballueshëm për ta.

Muaji Korrik në pothuaj të gjithë vendin është shoqëruar me stuhi të forta duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Të paktë janë fermerët shqiptarë të cilët mund të përballojnë faturat e sigurimeve, pjesa tjetër mbetet në mëshirë të motit.

 

Top Channel