Demokracia po na del pak me barrë nga mali i Tiranës e karkaleci i Librazhdit!

0
289

Nga Erion Murataj!

Verë e çuditshme!

Një mal mes Tiranës për ironi ngrihet mbi gropën e lavireve të dikurshme. Pikërisht aty ku ngjizen bordellhanen e shoqërisë së shthurur bashkë, Nano, Berisha Meta, Rama dhe Tao.

Pas mbarsjes mediatike mali duket se polli një mi i cili veçse i gris pak thasët Cet Kastratit e Zamos apo e ndonjë tjetri që fituan jo pak me pandeminë dhe bordet e naftës apo të vajit, asgjë tjetër s’bëri.

E në këto kohë të çuditshme ku si kërpurdha mbin biznesmen apo oligark mideje sipas stinës politike s’mund të mungonin pordhët e një karkaleci të biresuar nga mushka e Librazhdit dyerve të SPAK-ut apo me thirrje në afsh të një Shqipërie që gjoja po thuhet nga lekët e turistëve.

Unë mund ta kuptoj pjesën dërrmuese të gojorsave të pushtetit ashtu siç në mënyrë komike përtypa luftën si dashnoret për të marr vendin e prima donas në 14 Maj.

Por.. !

Kjo është e tepërt.

Pas orgjive ku gropat e lavireve kthehen në lulishte për t’u rivirgjëruar e më pas tu shiten shqiptarëve për male apo kulla luksoze se pranoj dot. As karkalecë të tredhur që bëjnë si baba i punës kur me punë as 1% e shqiptarëve nuk gëzojnë kapital sot nuk e pranoj dot.

E aq më pak pranoj fundërrina që dhe ato çika lekë që vijnë për blegtorët apo bujqit shqiptar i vjedhin me mushkën e Librazhdit që nuk la hasëm pa i gërrmuar plagët.

Ju që ju pëlqen kjo tallava laviresh që shesin moral me ndonjë fallco në dorë ju shtoftë Zoti takatin.

Realiteti është një për ATA që kanë sy.

Demokracia po na del pak me barrë. Kush se ka problem ta gezojë!