Në oborrin e selisë së PD është e pamundur të lëvizet pasi është mbushur nga protestues të cilët kanë mbërritur më herët nga orari i parashikuar.
Gazetari Everest Dedaj na informon se një furgon i cili ka sjellë ujë dhe ushquime në seli nuk është lejuar që të kalojë. Ai është kthyer mbrapsht nga protestuesit demokratë.
Më herët, para se protestuesit të mblidheshin para selisë, oborri i PD-së u mbush me makina, si një skenar për të shmangur mbledhjen e protestuesve në oborrin e selisë.
Një incident tjetër pak para fillimit të protestës ishte dhe përplasja mes protestuesve dhe deputetit Roland Bejko i cili u shty, dhe godit. Bejko nuk u lejua që të hynte në seli i cili më pas u shoqërua jashtë ambienteve të PD-së.