‘Deng Deng’, qeni i braktisur shitet për 25 mijë dollarë në ankand

0
155

Një qen i braktisur që u bë sensacion i internetit në Kinë është shitur në ankand për 160,000 yuan ose  25,000 dollarë.

Qeni i racës ‘Shiba Inu’ i quajtur Deng Deng ishte lënë në një qendër trajnimi për kafshët shtëpiake shtatë vjet më parë dhe pronari i tij nuk u kthye më

Një gjykatë në Pekin urdhëroi që qeni tetë vjeçar të nxirrej në ankand pasi pronari nuk mund të gjendej.

Interesi i shfaqur ishte i madh dhe Deng Deng u shit 320 herë më shumë se çmimi fillestar i kërkuar prej vetëm 78 dollarë.

Ankandi duhej të zgjaste 24 orë. Por ai u desh të zgjatej edhe me 5 orë të tjera pasi tërhoqi 480 ofertues.

Deng Deng ishte lënë në qendër dhe kishte fatura të papaguara.

Qendra thuhet se paditi pronarin dhe kërkoi që ai të paguante paratë. Por pasi gjykata nuk arriti të kontaktojë me pronarin, ajo shpalli ankandin e Deng Deng në internet.

Reklama dhe një video shoqëruese u bënë virale në faqen e rrjeteve sociale kineze Weibo, ku shumë përdorues shprehën simpatinë për qenin.

Shiba Inu është një qen gjuetie i shkathët, i vogël dhe mesatar, me lesh të shkurtër dhe një fytyrë si dhelpra.

Identiteti i blerësit nuk është bërë i ditur