Dënohet me 2.6 vite burg ish drejtori i burgut 313, 4 për ish shefin e Logjistikës

0
189

Gjykata e Posaçme dënoi me 2.6 vjet burg Eduard Strugaj ish drejtorin e burgut 313.

Ndërkohë u shpall fajtor dhe u dënua me 4 vite burg Florin Ahmetaj ish shefi i Logjistikës, ndërsa Ervin Kurtulla u dënua me 3 vjet burg.

Për Strugaj dhe Ahmetaj u vendos dhe heqja e drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Ata u arrestuan në 3 prill 2020 për akuzat e ryshfetit për lejen e dyqanit brenda burgut për të dënuarit.

Ndalimi i tyre atëherë u bë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion me argumentin se zyrtarët i kanë kërkuar përfaqësuesit të dyqanit 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për t’i dhënë lejen brenda burgut.

Në momentin e arrestimit shefit të logjistikës i ishin sekuestruar 100 mijë lekë, që sipas SPAK-ut janë përfitim i parregullt nga personi që kishte dyqanin brenda burgut.

Zyrtarët e burgut u shpallën sot fajtor për favorizimin e subjektit tregtar me përfaqësues Kurtallin për të ushtruar aktivitetin tregtar brenda ambjenteve të burgut 313, në këmbim të ryshfetit.

Strugajt iu besua detyra e drejtorit të burgut 313 në tetor të vitit të 2019 dhe u hetua në masën e sigurisë arrest shtepie.

Akuza

Eduard Strugaj (Ish – drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja”, Tiranë), u deklarua fajtor për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Florin Ahmetaj (përgjegjës i sektorit të Logjistikës në IEVP – në “Jordan Misja”, Tiranë), akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim

Ervin Kurtulla, akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal

Dënohet me 2.6 vite burg ish drejtori i burgut 313, 4 për ish shefin e