Dënohet me burg presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik

0
3

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës ka dënuar presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik.

Këtë të mërkurë Gjykata ka vendosur dënimin me një vit burg dhe si masë plotësuese gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, pasi akuzohet për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

Dodik akuzohet për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, me të cilat shpalli të vlefshme dy ligje jokushtetuese të Republikës Sërpska, të cilat më parë ishin shfuqizuar nga Përfaqësuesi i Lartë. Bëhet fjalë për ligjet mbi moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës, dhe moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në territorin e Republika Sërpskas.

Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Rusinë, ka hedhur poshtë aktakuzën dhe paralajmëroi më herët se nëse vendimi do të shkonte kundër tij, atëhere Republika Serbe do të bllokojë punën e qeverisë qendrore dhe do të tërhiqet nga gjyqësori shtetëror dhe forcat e përbashkëta të armatosura.

Në fund të fundit, ai ka thënë se kjo mund të çojë në shpërbërjen e vendit të ndarë dhe formimin e një bashkimi monetar dhe konfederate me Serbinë fqinje, aleatin e vjetër të serbëve të Bosnjës.

“Vendimi mund t’i japë një goditje vdekjeprurëse Bosnje dhe Hercegovinës,” tha ai javën e kaluar pas fjalëve përfundimtare në gjykatë.

Vijon…