Dënohet me burgim të përjetshëm i riu që vrau 17 persona në shkollë

0
97

Nikolas Cruz, i cili hapi zjarr me një pushkë gjysmë automatike dhe vrau 17 studentë dhe punonjës në një shkollë të mesme në qytetin e Parkland , Florida, u dënua sot me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht. Muajin e kaluar, anëtarët e jurisë ranë dakord të mos e dënonin Cruz , 24 vjeç, me dënim me vdekje, duke i lënë gjykatës zgjidhje tjetër veçse ta dënonin me jetë.

Cruz ishte deklaruar fajtor për akuzën e vrasjes së shkallës së parë për masakrën që kreu më 14 shkurt 2018. Gjyqtarja Elizabeth Scherer pranoi kërkesën e prokurorisë dhe lejoi të afërmit e viktimave të 24-vjeçares të flisnin në gjykatë përpara shpalljes së dënimit. Disa prej tyre kritikuan ashpër vendimin e jurisë dhe ligjin e shtetit të Floridës që kërkon unanimitet për të dënuar një të pandehur me vdekje.

Shumë të afërm folën drejtpërdrejt me Cruz-in, i cili shikonte pa shprehje pas syzeve të mëdha dhe maskës së tij mbrojtëse. Anne Ramsey, nëna e 17-vjeçares Helena Ramsey, i tha atij se ishte ‘i keq’ ndërsa Inez Hixon e quajti atë një “terrorist shtëpiak” për vrasjen e vjehrrit të saj, drejtorit atletik të shkollës Chris Hixon.

Cruz ishte 19 vjeç kur nisi sulmin në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas në Parkland, nga e cila ishte përjashtuar.