Është dënuar me vdekje në Pakistan pedofili që punonte në grupin britanik të bamirësisë ‘Save the Children’, pasi pranoi përdhunimin e 30 fëmijëve, raporton prestigjozia “Daily Mail”.
Burri, i identifikuar si Sohail Ayaz, mori tre dënime me vdekje për krimet e tij në Pakistan. Ai u dënua për pengmarrjen e tre djemve të mitur, intoksikimin e tyre me droga dhe më pas përdhunimin e tyre.
“Ai ishte një hallkë malinje në mesin e shoqërisë civile dhe meriton asgjë përveç dënimit më të rëndë. Aktet për të cilat akuzohet janë çnjerëzore, më keq se të bishës, sepse edhe bisha më e keqe e njeh pafajësinë e këlyshëve të saj. I akuzuari nuk meriton mëshirë dhe as simpati në dënimin me vdekje. Do të varet në litar derisa të vdesë, kur kjo të konfirmohet nga Gjykata e Lartë e Lahore”, tha gjykatësi Jehangir Ali Gondal, ndërsa i jepte dënimin.
Burri, me profesion ekonomist, ishte punësuar me organizatën e bamirësisë ‘Save the Children’. Edhe pse ai ishte dënuar më parë për akte seksuale me fëmijë, kjo organizatë nuk kontrolloi të shkuarën e tij, pasi detyra që ai kishte, supozohej të mos kishte të bënte me fëmijët.
Zyrtarët treguan se kishin gjetur materiale të shumta pornografike me fëmijë në kompjuterët e Ayaz, prej të cilave ai kishte përfituar financiarisht, me regjistrimet dhe shitjen e akteve djallëzore.
Në shtëpinë e tij, policia gjeti shumë imazhe të fëmijëve të abuzuar në shtëpinë e tij në Barking, në lindje të Londrës.
Pas dënimit, ai u dërgua në Pakistan, ku tashmë vuan dënimin me vdekje./ Daily Mail