Ozan Guven, aktori që njihet nga shqiptarët me rolin e Rustem Pashait në serialin “Suejmani i Madhërishëm”, ëshë akuzuar nga e dashura e tij Deniz Bulutsuz, se e ka rrahur brutalisht.
Sipas saj dhuna ka ndodhur në shtëpinë e tij në Stamboll. Pasi përfunduan një darkë në restorant, ata shkuan tek shtëpia e miqëve të tyre, ku Ozan ka filluar të qortonte të dashurën në sy të të gjithëve, kur ajo nisi të fliste për ish-të dashurin.
Kur çifti shkoi në shtëpi, është rihapur sërish debati dhe e kanë përfunduar me dhunë. Nga fotot e publikuara Deniz Bulutsuz shihet me sy të nxirë, me shenja në duar dhe këmbë, me prerje nga xhami dhe njërin sy me gjak.
Aktori është shprehur se edhe ai ka marrë dhunë nga e dashura dhe e ka denoncuar.
“Deniz Bulutsuz ka kërcënuar Ozan Guven duke i thënë se do ja shkatërrojë karrierën”, është shprehur avokati i aktorit.
Ora tv