Denoncoi 26-vjeçarin se e përdhunoi në shezlongët e Durrësit, dalin pamjet nga momenti kur u takuan dy të rinjtë…(FOTO-VIDEO)

0
2

Personi që shihni në foto është 26-vjeçari Leonardo Preza, i akuzuar për përdhunimin e 18-vjeçares italiane në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme (5 Shtator).

Gjithashtu në media është publikuar dhe video e momentit që Lenardo Preza bisedon me italianen. Kjo e fundit, referuar dhe dëshmisë së dhënë në polici, ka deklaruar se ka qenë duke festuar me miqtë në lokal ku dhe kishin konsumuar alkool, në një moment ishte larguar për të qëndruar vetëm disa metra larg miqve të saj.

Në video shihet 26-vjeçari që i afrohet dhe ulet pranë saj. Më pas ai largohet dhe në një moment rikthehet përsëri për t’i thënë diçka 18-vjeçares e më pas të dy largohen së bashku nga vendi ku po qëndronin.

Burime për media kanë bërë me dije se djali fillimisht është munduar t’i shesë lëndë narkotike, por e reja nuk ka pranuar.

Në dëshminë e dhënë në polici, 18-vjeçarja italiane ka treguar se përdhunimi ndodhi pas hotelit ku ajo po qëndronte. Ajo i bëri rezistencë, por pavarësisht kësaj ai nuk ndaloi.

Ndërkohë nga ana tjetër, Leonardo Preza në polici nuk ka mohuar kryerjen e marrëdhënies seksuale më 18-vjeçares, por ka thënë se e gjitha ndodhi me dëshirën e saj.

Gjatë natës kemi qenë me shoqërinë dhe kemi konsumuar edhe pije alkoolike. Për një çast unë jam larguar prej grupit dhe jam ulur në një shezlong që gjendej disa metra larg hotelit. Kjo ka ndodhur rreth orës 05 e 30 minuta afërsisht të mëngjesit të 5 shtatorit. Gjatë kësaj kohe më është afruar një person i cili më ka sulmuar dhe me gjithë tentativat e mia për t’u mbrojtur, më ka përdhunuar pas rezistencës time. Më pas ai është larguar. Unë erdha te juve për të bërë kallëzim lidhur me këtë ngjarje”, ka deklaruar në polici 18-vjeçarja italiane.