Detaje të reja kanë dalë në dritë pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore të 17-vjeçares greke e cila akuzoi 27-vjeçarin shqiptar për përdhunim.
Sipas informacioneve të protothema.gr , ekspertiza mjeko-ligjore, e kryer nga Shërbimi i Mjekësisë Ligjore të Pireut me kërkesë të Prokurorisë së Athinës, shprehet: Nga ekzaminimi klinik objektiv nuk janë konstatuar mavijosje.Këto gjetje, sipas burimeve mjeko-ligjore, tregojnë se 17-vjeçarja nuk ka të mavijosura apo gërvishtje, ndërkohë që duket se e reja ka pasur kontakt në të kaluarën me 27-vjeçarin.
Avokati i autorit të dyshuar 27-vjeçar, Manolis Vamvounakis, duke folur për protothema.gr, tha: Rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore justifikon pretendimin e klientit tim se ai nuk e ka dhunuar asnjëherë denoncuesen dhe se gjithçka është bërë me konsensus. Shpresoj se drejtësia do ta zbardhë ngjarjen, do t’u tregojë rrugën atyre që raportojnë në mënyrë të rreme përdhunime dhe ju deklaroj se do të marr masa ligjore kundër viktimës së dyshuar dhe nënës së saj në ditët në vijim.
27-vjeçari shqiptar do të dalë nesër në orën 11:00 para Gjykatës, shkruan protothema.