Aktori i famshëm Hollywoodit, Johnny Depp, është kthyer sot në Gjyqin Themelor të Londrës për të vazhduar betejën e tij kundër “News Group Newspapers”.
Aktori është duke paditur këtë kompani të mediave për shkak të një artikulli të publikuar në gazetën “The Sun” në vitin 2018 ku u quajt “rrahës i gruas”, një akuzë të cilën ai e mohon fuqishëm, shkruan “The Mirror”
Gjatë seancës së sotshme, sërish u nxorën në pah financat e Deppit, dhe avokati i tij Davi Sherborne i tha gjyqit se sa kishte paguar për divorcin nga ish-gruaja e tij, aktorja Amberd Heard, transmeton koha.
Sherborne tha se Depp kishte paguar më shumë se 7 milionë dollarë, përfshirë edhe pagesat e gjyqit për divorc.
Kjo ndodhi një ditë pasi që Depp tha gjatë gjykimit që kishte humbur 650 milionë dollarë dhe kishte mbetur me 100 milionë në borxhe, disa muaj para se të divorcohej nga Heard.
Ai kishte zbuluar se ish menaxherët e tij të biznesit nuk kishin paguar taksat dhe e kishin futur në borxhe.
“Kur i përjashtova nga puna, jo vetëm që kisha humbur 650 milionë dollarë, por edhe isha në borxh për 100 milionë ngase nuk ishin paguar taksat për 17 vjet”, shtoi ai.
GE