Boris Johnson do të përballet sot me një votë mosbesimi, pasi një numër deputetësh konservatorë kanë bërë thirrje qën ai të largohet.
Votimi i besimit ndaj Boris Johnson po zhvillohet sepse të paktën 54 deputetë konservatorë i kanë dorëzuar kërkesën Graham Brady, kryetarit të Komitetit të mbështetësve të 1922-it, duke thënë se ata kanë humbur besimin te lideri i tyre.
Kjo shifër përfaqëson 15% të deputetëve konservatorë, pragu në të cilin bëhet votimi.
Deputetët konservatorë do të votojnë pasditen e sotme nëse duan që Johnson të vazhdojë të jetë në postin e tij apo jo.
Më e rëndësishmja është se ky është një votim i fshehtë, që do të thotë se deputetët që i kanë qëndruar publikisht besnikë Johnson-it mund të votojnë dhe për ta rrëzuar atë.
Nëse më shumë se gjysma e deputetëve konservatorë votojnë kundër Johnson, ai do të duhet të tërhiqet si lider i Partisë Konservatore.
Johnson mund të qëndrojë si Kryeministër derisa të gjendet një zëvendësues në një votim të lidershipit konservator, por pasi të zgjidhet ai person, ata do të marrin përsipër udhëheqësin e Britanisë.