Deputetët e PD manifestim para PE/ Mziu: Eurodeputetët janë shokuar nga ajo që ndodh në Shqipëri. Sula: Maxhoranca bën vetëm propagandë

0
32

Tridhjetë deputetë të opozitës kanë zhvilluar një manifestim në Strasburg përpara Parlamentit Europian për situatën në Shqipëri.

Deputeti i PD Xhelal Mziu tha se eurodeputetët janë shokuar nga ajo që ndodh në Shqipëri. Ndërsa, deputeti Sula theksoi se maxhoranca bën propagandë dhe se realiteti në Shqipëri është ndryshe.Xhelal Mziu: Reagimi është shumë i rëndësishëm. Ka muaj që po reagojmë. Në Shqipëri po instalohet një shtet një-partiak. Edi Rama ka eliminuar pluralizmin politik. Rama ka nisur luftë frontale ndaj opozitës. Në vazhdën e goditjes së opozitës u arrestua edhe ish-presidenti Ilir Meta. Ne jemi të mobilizuar që ta çmontojmë këtë shtet diktatorial. Eurodeputetët janë shokuar për atë që ndodh në Shqipëri. Deri në zgjedhjet e ardhshme do e çmontojmë këtë diktaturë.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka përfunduar takimin me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian David McAllister.

Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, i kanë shprehur zyrtarit të lartë të Parlamentit Europian, të gjitha shqetësimet mbi situatën politike në Shqipëri.