Deputeti me 7 shtëpi i PD-së, Blendi Himçi, tendera nga pushteti me karburantin e fshehur në emrin e vëllait – dyshime për mashtrim me deklaratën e pasurisë

0
2905

Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Blendi Himçi dyshohet se ka fshehur pjesërisht pasurinë dhe se vijon të përfitojë para publike, përmes kompanive të kamufluar në emrin e vëllait, Denis Himçi. Është fakt i njohur publikisht që Blendi Himçi është pronar i një karburanti në Elbasan, administruar nga daja e tij dhe në pronësi të dyshuar fiktive në emrin e të vëllait Denis Himçi.

Karburanti që ndodhet në autostradën Elbasan-Metalurgji, kamuflohet me kompaninë e karburanteve Petrol Blue Energy, themeluar 10 vite më parë. Pronar në letra i kompanisë është vëllai i deputetit të PD. Kompania ka nisur të marrë tendera me vlerë relativisht të ulët në Qarkun e Elbasanit.

Ditët e fundit, kompania e Himçit mësohet se ka marrë tenderin për furnizim me karburant pranë institucionit shëndetësor në Elbasan, tek i cili punon bashkëshortja e deputetit Blendi Himçi, Sinorela Himçi. Sipas burimeve tenderi është finalizuar me pazar në tavolinë dhe në formë të dyshuar korruptive. Ndërkaq, krahas pagës në institucionin publik si dentiste, zonja Himçi deklaron edhe 26 mijë euro të ardhura në vit nga biznesi privat Neo Dent, për të cilin nuk figuron asnjë dokument në tatime.

Në deklarimin e pasurisë pranë ILDKPKI, krahas fshehjes së karburantit, Blendi Himçi dekaron gjashtë apartamente dhe një vilë. Si burim për të justifikuar pasurinë, Himçi deklaron të ardhura nga biznesi, kredi dhe trashëgimi. Pasuritë deklarohen në vlerë dukshëm më të ulët se sa vlera reale.

Deputeti i PD-së Blend Himçi, i njohur si ish mëkëmbës i ish kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, deklaron rreth 8 mijë euro të ardhura nga aktiviteti sipërmarrës, pa specifikuar llojin e aktivitetit dhe kompaninë përkatëse. Përpos karburantit në emrin e vëllait, mbetet mister ky aktivitet sipërmarrës i Blendi Himçi nga i cili deklaron të ardhura. Edhe në CV-në e tij të vitit 2025, Himçi nuk referon ndonjë aktivitet biznesi në emrin e tij.

Deklarata pasurisë së deputetit demokrat që bashkonte votat me socialistët në Këshillin Bashkiak të Elbasanit për grabitjen e pasurive publike, përmban të dhëna të paqarta, duke ngritur dyshime të forta për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Marrë nga PRAPASKENA.COM

Ardit Murataj