Me bidonë me qumësht në duar, deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka sulmuar ashpër qeverinë Rama.
Ai ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të shprehur protestën në lidhje me mungesën e mbështetjes për fermerët, duke derdhur qumësht para derës së Kuvendit.
Në fjalën e tij për mediat, deputeti tha se miliona euro nuk merren nga fermerët por persona të caktuar që kanë devijuar fondet në ndërtim apo vende të tjera.
“Kostot janë shumë të mëdha. Të mos diskutojmë 10 përqindëshin për inputet e produkteve bujqësore. Qeveria nuk ka kohë të merret me blegtorët. Fondet janë të AZHBR-së. Miliona euro nuk merren nga fermerët por persona të caktuar që kanë devijuar fondet në ndërtim apo vende të tjera.
Në mënyrë simbolike qumështin do ta derdh në dyert e Kuvendit për të kërkuar që qeveria të kthejë sytë nga fermerët”, tha ai për gazetarët.