“Unë tërë natës i bie kësaj llamarine që të largohen arinjtë dhe derrat. Një ditë erdhën 5-6 derra isha vetëm në shtëpi i rashë kësaj po nuk i largova dot”.
Rrinë pa gjumë për të mbrojtur shpendët dhe mbjellat nga kafshët e egra. Banorët e fshatit Dorëz në Librazhd janë të shqetësuar pasi ato pak prodhime që marrin janë dëmtuar. Agim Shalja është nga më të dëmtuarit.
“Ka vite që na dëmtojnë shumë ariu ujku dhelpra. Më kanë dëmtuar shumë misrin tani se unë 2 ha të mbjella kam. I kam bërë shumë shërbime parcelës jo vetëm mua dhe të tjerët”.
Këta banorë kërkojnë dëmshpërblim pasi zona e tyre është e mbrojtur dhe nuk mund të vrasin kafshët.
Eksperti i Administrimit të zonave të mbrojtura, Mitat Biçaku u takua me banorët dhe gjetën një zgjidhje provizore.
“Vendosëm një kamera për të parë fluksin e kafshëve që afrohen në fshat do ta monitorojmë për një muaj. dhe për evidentuar dëmet që ju bëhen banorëve. Këtë shqetësim e kanë dhe fshatrat e tjerë që janë pjesë e parku të Shebenikut. Banorët janë të interesuar të mbrojnë e kafshët por dhe prodhimet e tyre”.
Eksperti thotë se qeveria duhet të ketë një fond që të dëmshpërblejë banorët që kanë këto probleme. /Abcnews.al