Në seancën e radhës të dosjes “Plumbi i artë” ka vijuar pyetja e dëshmitarit Nuredin Dumanit.
“Mos hyni në çështje familjare se ju bëj me qa…” – Kjo është fjala e Nuredin Dumanit drejt kushërinjve Qoli
ZHVILLIMET NË SEANCË
Agron Qoli: Kush e mori nga shtëpia babën tënd për të kërkuar falje për sherrin me familjen Qoli
Dumani: E kam treguar këtë seancë. Ke ardh, ke pru mesazh dhe ke thënë “shpërnguleni nga…” dhe ne kemi thënë “hajdeni ju na shpërngulni”. Ju nuk na përzutë dot. Baba im nuk i ka kërkuar askujt falje.
Agron Qoli: Babën tënd e kam unë nga shtëpia e kam çuar te lokali.
Qoli: Motivi që më ke fut te kjo ngjarje e vrasjes së Fatmira Dedës.
Dumani: Ti ke qenë në varrim…
Qoli: Po te ato festat që bënit ju me daulle, a kam qenë ndonjëherë?
Dumani: Jo s’kam qenë.
Qoli: Cili ka qenë motivi që ke hedh tritol te shtëpia e çunit të xhajës tënd, Skënder Hoxha.
Dumani: Tritolin e kam vënë dy ditë para se me ju vu Talo Çelës që të quhet autogol. Që të mendojnë se Talos ja vura për hakmarrje.
Qoli: Vijnë nipat nga Italia dhe futen në shtëpinë e vet. Konfliktohen me njëri-tjetrin. Nigjova nga shtëpia dhe i kam ndjekur dhe i pashë me sopatë te shkolla, dy vëllezërit Dumani dhe djali i xhaxhait tij.
Kam pasur një konflikt dhe për shitjen e një toke që unë nuk ua kam shitur, se nuk janë njerëz që të mbahen afër.
Qoli: A je në dijeni për marrëdhëniet që kisha unë me Fatmirën?
Dumani: I ke shkuar në varrim dhe i ke pagujt.
Agron Qoli: Të nderuar, mes meje dhe Dumanit ka një ndryshim të madh, ndërkohë që Nuredimi i lutej Zotit ta bënte vrasjen më shpejt, unë i lutesha Zotit t’i çoja fëmijët në shkollë.
Ditën e ngjarjes kam dalë maksimumi ora 8:30, jam nis për Fushë-Krujë që të merrja një zog fshati. Jam kthyer nga Fushë-Kruja, sa kalon Rinasin jam ulur duke ngrënë burg. Më merr komshiu në telefon dhe më thotë “Gon ku je? Kanë vrarë Fatmirën”, dhe i thashë “lajmëro policinë”. Jam kthyer në darkë nuk hyja dot se gjaku kishte hyrë nga dera te garazhi im.
Dhe qepeni është shtyrë me forcë.