Dëshmitari 16-vjeçar në ekzekutimin e Lekstakajt: Bleu një “Coca-Cola” dhe çamçakëz, dëgjuam zhurmën dhe më pas e pamë të shtrirë

0
2430

Dëshmitar i krimit në Balldre, ku u vra Nikolin Lekstakaj ka qenë një 16-vjeçar, i cili është marrë në pyetje nga hetuesit.

16-vjeçari ka rrëfyer për mediat se ka dëgjuar të shtënat dhe është tmerruar duke u larguar me vrap në pjesën e pasme te marketit. Sipas dëshmisë së tij autorët kanë qenë me një automjet te zi dhe janë larguar menjëherë pas krimit.

Dëshmitari tregon se i ndjeri, ka blerë një “Coca Cola” dhe një çamçakëz, për t’u larguar shumë shpejt.

Në market ka pasur kamera sigurie, regjistrimi i të cilave u është dorëzuar hetuesve, për të bërë të mundur zbulimin e detajeve të tjera.

Ndërsa vëllai i Nikolinit, Bledar Lekstakaj, ka pohuar ka qenë duke e shoqëruar në çastet fatale, dhe se makina që 42-vjeçari përdorte ka qenë e tij dhe se mund të kishte qenë ai shënjestra e krimi të rëndë.

Nikolin Lekstakaj shkonte shpesh në atë market dhe mësohet se lëvizjet e dy vëllezërve kanë qenë të kufizuara, aq më tepër kohët e fundit, që pas vrasjes së Ardian Nikulajt në 19 prill.

Policia e shtetit është duke zhvilluar kontrolle në të gjithë zonën dhe është duke shoqëruar persona të skeduar, të cilët mund të konsiderohen si autorë potencialë të krimit.

(Xh.H/FaxWeb.al)