Dëshmon Dumani: Palushi e dinte që fshihesha tek Alibej, i merrja leje dhe dilja rrugëve të qytetit

0
3706

Edhe pse ndodhej në arrati dhe kërkohej në mënyrë të vazhdueshme nga Policia e Shtetit si pjesëmarës në disa krime, rezulton se Nuredin Dumani, ka jetuar në Elbasan, mes punonjësve të policisë dhe askush nuk e ka ndalur.

Madje përkundrazi, policia e Elbasanit ka pasur informacion për lëvizjet e Dumanit në qytet, dhe nuk ndërhynte për ti vënë prangat këtij njeriu që qarkullonte si vrasës me pagesë.Baza e Dumanit në Elbasan, ishte pikërisht shtëpia e Erjon Alibeajt, shtëpie në të cilën ka shkuar dhe polici Leonard Palushi, por që çuditërisht në asnjë moment nuk ka pikasur prezencën e Dumanit, i cili e monitoronte përmes kamerave, përmes një dhome tjetër të shtëpisë.
Palushi, kishte informacion edhe kur Dumani dilte në rrugët e Elbasanit, por sërisht nuk e arrestonte.

cilin e qëlloi me 3 plumba pistolete, por pa mundur ta vrasë atë.

Ai ka deklaruar se në polici, ka biseduar gjatë me Leonardin, për të gjithë historikun e ngjarjeve, që i kishin ndodhur familjes së tij gjatë 1 viti dhe vrasjen e vëllait.
Lidhur me këto ngjarje, ia ka shpjeguar Leonardit me detaje për aq sa ka ditur, në lidhje me atentatorët, porositësit e këtyre vrasjeve.

Më pas, Erion Alibej, pasi ka dalë nga burgu dhe ka qëndruar në masën e “arrestit në shtëpi”, me Leonard Palushin ka patur edhe 4-5 takime, në periudhën e fund Shkurtit ose fillimit të muajit Mars 2020.

Në takimet që ka zhvilluar me Leonardin, ka deklaruar se i jepte atij informacione me vlerë në lidhje me personat, vendodhjet e tyre, përfshirjet e tyre, në ngjarje që i patën ndodh familjarëve të tij.

Ora news