Dështon në minutën e fundit gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës së Shqipërisë.
Kandidatëve që morën pjesë u ka ardhur një email nga komisioni, i cili i njofton se gara është finalizuar pa një fitues.
Burime bëjnë me dije për një nga kandidatët që është vlerësuar nga komisioni më me shumë pikë, i mungon një nga kriteret ligjore për t’u shpallur fitues, siç është cikli i dytë i arsimit të lartë.
Për këtë arsye edhe gara nuk është finalizuar me fitues. Pritet që të hapet garë sërish


