“Dështon” protesta, bizneset e vogla nuk i përgjigjen thirrjes së shoqatës! Vijojnë normalisht me punën

0
89

Vetëm pak nga bizneset e vogla i janë përgjigjur thirrjes së shoqatës për të dalë në protestë.

Ndërsa ishte lajmëruar në orën 10 mbajtja e protestës dhe ulja e çepenave, drejtuesit e këtyre bizneseve të vogla e të mesme kanë vijuar normalisht me aktivitetin e tyre.

Kreu i shoqatës së biznesit Albert Nasto tha në prononcim për mediat mëngjesin e sotëm se qeveria duhet të kthjellohet dhe të marrë masa të menjëhershme për t’u ardhur në ndihmë këtyre bizneseve.

Gazetarja Rugova Dunisha raportoi nga Tregu i Medresesë ku situata duket krejtësisht normale.