Dështuan të kryenin vrasjen në Elbasan/ Gjykata ndryshon masën për dy atentatorët, njëri prej tyre kunati i Erjon Alibej

0
6429

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK dhe ndryshoi masën e sigurisë për Arben Spahiun dhe Arsen Preci, të dy të njohur të Erjon Alibej.

Për ta u caktua masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Ata u arrestuan si të dyshuar nga prokuroria Elbasanit për sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe armëmbajtje pa leje e falsifikim dokumentash, lidhur me sendet dhe armë të gjetura te ish fabrika e konservimit në lagjen Emin Matraxhiu po në Elbasan, në shkurt të këtij viti, ku në mjetin tip BMW x6 u gjet armë kallashnikov.

Kjo makinë rezultoi të ishte vjedhur në qytetin e Shkodrës.