Destinacioni i fundjavës/ Shebenik-Jabllanicë, një mrekulli e natyrës në Librazhd

0
220

Nëse doni një fundjavë shplodhëse këto ditë vjeshte, Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është një destinacion për të mos u humbur.

Ndodhet vetëm 1 orë e 20 minuta larg Librazhdit, por kaq të largët e bën rruga e dëmtuar për të cilën nuk investohet, por herë pas here akordohen fonde për mirëmbajtje.

Segmenti më problematik i rrugës është ai Librazhd – Fushë-Studen.

Por, peizazhi që të pret mbetet magjepsës. Ajri i pastër, pemët shumëngjyrëshe, që tregojnë trokitjen e vjeshtës dhe mikpritja e banorëve, mbetet një nyjë lidhëse midis natyrës së mrekullueshme dhe turistëve.

a2