Tronditëse kanë qenë dëshmitë bëra nga Fatjon Hoxha në emisionin “Me Zemër të Hapur”, teksa rrëfente me detaje historinë e njohjes me Merushe Hazizin, e deri çastet e fundit të jetës së saj para se babai i tij ta vriste në mënyrë makabre.
Autorja e emisionit, njëherësh dhe moderatorja, Evis Ahmeti, deklaroi se Fatjoni ka pohuar se Merushja është përpjekur që të shpëtojë veten nga kthetrat e vdekjes që Xhevahiri po e dërgonte, teksa mbante në dorë një sfurk dhe e sulmonte 30-vjeçaren.
Sipas Fatjonit, ajo ka bërë rezistencë, pasi është parë nga shenjat që janë lënë në murin e dhomës dhe në murin e tualetit.
Në mbyllje të emisionit, Fatjoni ka deklaruar se është i gatshëm që t’i shkojë deri në fund kësaj historie për të gjetur dhe bashkëfajtorë që kanë lejuar që ky krim të ndodhte dhe nuk kanë marrë masa për ta parandaluar.
“Jam shumë i gatshëm t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje, por e di që dhe mund të më hedhin fajin mua, por nuk është faji im që e desha shumë dhe më donte shumë”, tha ai.