Detaje/ Japin dorëheqjen 18 administratorë në bashkinë Elbasan

0
2

Të gjithë kryetarët e bashkive në qarkun e Elbasanit mëngjesin e sotëm kanë zhvilluar mbledhje administratore ku në çdo bashki këta të fundit pas mbledhjes kanë dorëzuar dorëheqjet.

18 administratorë, 12 fshat dhe 6 qytet vetëm ne Bashkinë Elbasan.

Gjithashtu në bashkinë e Elbasanit janë dorëhequr dy drejtorë te shërbimeve publike dhe përgjegjësit në varësi te tyre.

Elbasani pret të ketë një valë të dytë dorëheqje drejtorësh.

Sa i përket emërimeve të administratorëve të rinj, burime jozyrtare nga Bashkia Elbasan bëjnë me dije se nuk do të kenë mundësi të rikandidojnë administratorët që kanë më shumë se 3 vite në detyre. Të tjerët do të kenë mundësi të rikandidojnë.