Detaje të reja mësohen në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në mbrëmjen e 6 dhjetorit 2024 në Brescia të Italisë, ku humbi jetën Adela Xhaferri. 27-vjeçarja humbi jetën, pasi makina e saj rrëshqiti duke dalë jashtë rrugës.
Gjithashtu, e reja nga Shqipëria pësoi lëndime të shumta, kur doli nga mjeti dhe u përplas nga një tjetër makinë, duke humbur jetën në vendngjarje. Mediat italiane kanë zbardhur më tepër detaje për rastin.
Shkrimi i plotë i mediave italiane:
Një metër më larg dhe ajo do të ishte e sigurt. Kjo është distanca që i kushtoi jetën Adela Xhaferrit natën e së premtes së 6 dhjetorit, ku 27-vjeçarja u godit dhe humbi jetën nga një makinë në kryqëzimin për autostradën e Brebemit. Ajo po udhëtonte si pasagjere në makinën që drejtohej nga i dashuri i saj, i cili rrëshqiti. Adele doli për të shpëtuar veten. Pak sekonda dhe ajo u godit nga tjetër mjet dhe u vra.
Adela sapo kishte përfunduar turnin e saj të punës në korneteria Dolce Notte në via Lechi, në Brescia. Jashtë, duke e pritur, ishte i dashuri i saj: së bashku shkonin në shtëpinë e tij, në Rovato, gjysmë ore me makinë nga qyteti. Duke dalë nga unaza jugore, në zonën e Travagliato, në kryqëzimin me A-35, makina rrëshqiti dhe përfundoi duke u rrotulluar.
Dy të rinjtë nuk kanë pësuar lëndime. Kur e reja largohet nga ambientet e makinës, aty nis drama. Një makinë që vinte nga qyteti ka goditur Adelën duke e vrarë në çast. Ardhja e ndihmës, e thirrur nga i dashuri, ishte e kotë. Me të mbërritur, punonjësit e shëndetësisë kanë mundur të konfirmojnë vdekjen e saj. Rikonstruksioni i detajuar i dinamikës së aksidentit po shqyrtohet nga policia, e cila ka bërë menjëherë analizat e alkoolit si të dashurit të Adelës, ashtu edhe shoferin që e vrau: të dy nuk kishin pirë.
(d.xh-Balkanweb)