Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

0
2

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit.

Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në lidhje me këtë ngjarje.

Urdhër arresti është lëshuar për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, të cilët nuk janë gjetur ende.

Gjithashtu, është lëshuar urdhër arresti për Flodian Plakun, i njohur ndryshe si “Pole Qorri”, për të cilin është vendosur edhe një masë e re sigurie për trafik droge.

Urdhër arresti është lëshuar edhe për një person të arrestuar më herët në Janinë të Greqisë, si dhe për dy persona të arrestuar më parë në Itali.

Në mesin e personave për të cilët është lëshuar urdhër arresti është edhe një ish-efektiv policie.

Sipas hetimeve, në dosje përfshihen gjithashtu edhe disa episode të trafikut të lëndëve narkotike./abcnews.al/

Ardit Murataj