Detaje nga krimi në Durrës/ Efektivi u dënua nga gjykata pas konfliktit me kolegun, mister pse askush nuk dëgjoi krismën e armës

0
148

Pjeçi në vitin 2022 ka pasur një konflikt me fqinjin e tij po polic, ku ka pasur përplasje fizike mes tyre…

Zbardhen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku efektivi Arben Pjeçi i dha fund jetës brenda zyrës së tij.

Kanë qenë familjarët e tij që kanë kontaktuar komisariatin, pasi kishin humbur kontakte me të dhe më pas efektivët kanë zbuluar se ai kishte qëlluar veten në karrigen ku punonte. Ka ende pikëpyetje se si ka mundësi që askush nuk ka dëgjuar të shtënat e armës brenda komisariatit.

Brenda ambienteve ka ndodhur një vrasje dhe efektivët janë lajmëruar nga bashkëshortja e tij. Krimi dyshohet se ka ndodhur pas mesdite dhe trupi i pajetë u gjet rreht orës 16.00

Sa i takon arsyeve, dyshohet se shkak është bërë një dënim nga Gjykata e Durrësit, duke bërë që ai të largohej përgjithmonë nga forcat blu.

Pjeçi në vitin 2022 ka pasur një konflikt me fqinjin e tij po polic, ku ka pasur përplasje fizike mes tyre. Shkak është bërë një tendë në zonën e plazhit. Kanë qenë fillimisht gratë e tyre që janë zënë dhe më pas janë përfshirë dy policët. Të dy kanë mbetur të dëmtuar dhe janë vënë nën hetim për akuzën e plagosjes së lehtë me dashje.

Gjykata pak ditë më parë ka marrë vendim për ta shpallur atë fajtor dhe kjo ka sjellë largimin nga detyra. Mësohet se sot i është komunikuar kjo gjë dhe dyshohet se ka bërë që ai të kryejë aktin e rëndë. Vetë familjarët kanë thënë se efektivi prej ditësh ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Në kuadër të të gjitha veprimeve operacionale dhe procedurale për kërkimin e tij, rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë, me armën e shërbimit.

Punonjësi i Policisë Arben Pjeçi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal.

Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit“, tha policia.