Detaje nga ngjarja në Elbasan/ Kërcënoi të afërmin teksa pinin alkool dhe qëlloi në ajër, arrestohet

0
264

14:17 – Ora News zbulon detaje nga ngjarja e pak minutave më parë ku në qendër të qytetit të Elbasanit u raportua për të shtëna me armë zjarri.

Burime për Ora News shprehen se bëhet fjalë për një konlikt familjar.

Shtetasi Arjan Ruvina ka kanosur me armë të afërmin e tij e më pas ka qëlluar në ajër.

Policia ka shkuar në vendgjarje dhe ka bërë arrestimin e Ruvinës, i cili momentalisht ndodhet në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në momentin e konfliktimit, të dy personat kanë qenë dy konsumuar alkool.

 

ora news