DETAJE nga ngjarja në Shkodër/ Reagon spitali: Familja refuzoi ta linte fëmijën në observacion, zgjodhi ta merrte në shtëpi

0
2

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me tragjedinë në fshatin Mjedë, Shkodër, ku një 3-vjeçar humbi jetën, ndërsa motra e tij 7 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë.

Spitalit Rajonal të Shkodrës, ka deklaruar se mjekët kanë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore. Gjithashtu spitali bën të ditur se mjekët i kanë kërkuar familjarëve që fëmija të qëndronte në observacion për mbikëqyrje të mëtejshme.

Por prindërit kanë firmosur dhe kanë zgjedhur ta marrin në shtëpi të miturin. Një ditë më pas, gjendja e 3-vjeçarit është përkeqësuar ndjeshëm, dhe familjarët e kanë sjellë sërish në spital në gjendje shumë të rëndë.

Ai është dërguar menjëherë në reanimacion, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, motrës së tij, që po përjetonte simptoma të ngjashme dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në pediatrinë e Tiranës.