DETAJE nga operacioni i madh i antidrogës në Elbasan, një polic i lënduar gjatë ndjekjes

0
2

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Policisë në Elbasan, ku së bashku me Policinë e Shkodrës çuan në goditjen e një grupi që dyshohej se merrej me trafik droge. Bëhet me dije se gjatë ndjekjes është lënduar një oficer policie.

Gjatë aksionit u arrestuan në flagrancë tre persona.

Gjithashtu gjatë kontrollit të automjetit të tyre në Bradashesh të Elbasanit u sekuestruan rreth 45 kilogramë kanabis, një armë luftarake me municion, një shumë parash dhe disa telefona celularë.