Detaje nga tritoli i vendosur në automjetin në Tiranë, konfliktet mes Sabah Nuzit dhe Oltjon Klosit nisën për borxhet nga paratë e drogës

0
2

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me tritolin e vendosur në një automjet në rrugën “Vasil Ndoçka”, në Tiranë.

Sabah Nuzi kishte konflikt me Oltjon Klosin për borxhe.

Borxhi është marrë jashtë shtetit, në Spanjë, ku sipas policisë janë lekë të pazareve të drogës.

Klosi pretendente se e ka shlyer borxhin, ndërsa Nuzi nga ana tjetër pretendonte se i dëmtuari i detyrohet ende para.

Pasi Klosi ka refuzuar për të paguar shumën, Sabah Nuzi ka urdhëruar grupin e të arrestuarve që ti vendosin Oltjon Klosit tritol te makina.

Jurgen Gjonaj, Renato Balla, Kristjan Ahmerama dhe Eklips Leti, Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla janë shtatë personat e ndaluar p9r vendosje ne një tritoli në rrugën “Vasil Ndoçka”, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 10 marsit.

GEAR Sh.p.k