Detaje nga vdekja torturuese e Ilia Karelit në burgun grek, 97 minutat e terrorit e të burgosurit shqiptar

0
168

Ilia Kareli është shqiptari që humbi jetën në burgun grek, si pasojë e dhunës së ushtruar nga policët e burgut.

Shtatë vite pas vdekjes së tij mediet greke kanë publikuar detaje se si u torturua Ilia në burgun grek “Nigrita”. Seanca e apelit, për zyrtarët e dënuar, filloi (20 shtator) kaluar, por u shty dhe pritet të rifillojë më 29 shtator.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2014, duke burgosur 14 punonjës të burgut.

Të pandehurit pohojnë se shqiptari Kareli vdiq për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. Ata pretendojnë se ai pësoi një sulm ishemik, në zemër dhe nuk ishte pasojë e torturave të gardianëve.

Detaje nga vdekja torturuese e Ilia Karelit në burgun grek, 97 minutat e

Në dosjen e çështjes thuhet  se rezultati i autopsisë zbuloi se Kareli kishte hemorragji në kokë dhe më shumë se 30 plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Po ashtu dëmtime kishin pësuar edhe arteriet koronare.

Në dosje theksohet se Ilia Kareli vdiq si pasojë e sulmit ishemik të miokardit, por ajo që bie në sy është fakti se në dosje shkruhet se vdekja e tij ka qenë e papritur.

“Tortura që i është bërë të akuzuarit lidhet kronologjikisht me vdekjen e tij. Ajo i shkaktoi stres dhe dhimbje të fortë viktimës, e cila aktivizoi mekanizmin e sulmit ishemik. Vdekja e Karelit nuk është vetëm për shkak të ishemisë së miokardit, por edhe për shkak të lëndimeve”, theksohet  në një pjesë tjetër të shkresës së çështjes.

5 vite më parë, gjashtë nga  punonjësit e burgut e akuzuar u dënuan me pesë vjet burg , tre të tjerë deri në gjashtë vjet burg, dhe tre të tjerët, përfshirë gardianin dhe një truprojë, me shtatë vjet burg.

Koha e vdekjes

97 minuta në “frigoriferin” e burgjeve ishin të mjaftueshme për të torturuar deri në vdekje Ilia Karelin 42 vjeç.

Ilia Kareli, 42-vjeç nuk arriti të jetojë më shumë se 7.5 orë në burgun “Nigrita”. Ai u transferua në këtë burg në orën 15.40 dhe u gjet i pajetë në orën 23.15. Por nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndërruar jetë edhe më parë, pasi e çuan në qelinë e tij të rrahur në orën 18.38.

Kareli kishte  pësuar goditje të vazhdueshme në të gjithë trupin e tij, madje edhe në zonat ku kishte lëndime.

Ndër torturat ishte hedhja e ujit shumë të ftohtë nga rojet e burgut në dhomën që njihet si “frigorifer” i burgjeve. Tortura vazhdoi dhe më pas u la në qeli i plagosur rëndë.

Ata ishin përqendruar në metodën e torturës “falangë” dhe në pjesën juridike të parlamentit u theksua se ishte një përdorim i metodave sistematike të torturës.

“Ata përdorën një gërshet të improvizuar me një çarçaf, i cili ishte konfiskuar në të kaluarën nga kontrollet në qelitë e të ndaluarve. Me këtë, ata shkaktuan goditje të shumta, në mënyrë metodike dhe të organizuar, në një zonë që nuk u filmua, padyshim sepse nuk do të ishte e mundur të hetohej më vonë se kush kryente veprime specifike”, thuhet në dosje.

Detaje nga vdekja torturuese e Ilia Karelit në burgun grek, 97 minutat e

Hakmarrja

Në dosjen prej 60 faqesh tortura nga ana e gardianëve i atribuohet hakmarrjes për shkak të humbjes së jetës të një kolegu të tyre në burgun e  Malandrinos.

Në këtë burg kishte qëndruare më parë Kareli, para se të transferohej në burgun “Nigrita”.

Mediet greke raportojnë se ishte pikërisht Kareli që e kishte vrarë George Tsironi.