DETAJE/ Ngjarja e rëndë në Dukagjin, shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë djali: Ja shkaku

0
324

Pak minuta më parë një ngjarje e rendë u raportua nga Dukagjini i Shkodrës, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe i plagosur rëndë djali i tij, Gjin Guri

Sipas burimeve, shënjestër e këtij atentati mendohet të ketë qenë djali, Gjin Guri. Shkak paraprakisht dyshohen konfliktet për kultivimin e narkotikëve.

 

Gjin Guri është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin, 2015, u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri ndaj policisë që ushtronte kontrolle për kanabis në zonën e Dukagjinit, ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit u vendos tritol./abcnews.al