Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Maliqit.
Kanë qenë prindërit të cilët kanë shkuar pranë komisariatit të Maliqit bashkë me të miturën e cila në prani të psikologut ka treguar rrethanat e ngjarjes. Komisariati i Maliqit ka arrestuar menjëherë 60-vjeçarin.
Sipas dëshmive të dhëna në polici nga nëna dhe e mitura, vajza kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe teksa po kthehej fqinji i saj i ka dalë në katin e dytë dhe i ka zënë rrugën.
Ai e ka prekur në pjesë intime dhe ka tentuar ta puthë ndërkohë që vajza është përpjekur disa herë të largohet. Ai i ka dhënë disa karamele si dhe i ka thënë se do ti jepte lekë, por vajza ka arritur t’i largohet pasi e ka goditur në këmbë dhe ka shkuar menjëherë në shtëpi ku i ka treguar ngjarjen nënës së saj. Menjëherë ato i janë drejtuar komisariatit të Maliqit për të denoncuar rastin.
Hetimet e mëtejshme do të hedhin më tepër dritë mbi ngjarjen e rëndë.