3 makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në lagjane ‘Pavarësia’ në Vlorë në zonën e njohur si Albano&Romina.
Nga zjarri janë djegur dy makina dhe pjesërisht një e tretë. Forcat zjarrfikëse kanë parandaluar përhapjen e zjarrit te makinat e tjera të parkuara pranë.
Shkaku i zjarrit mendohet i qëllimshëm. Ndërkohë sipas burimeve, një nga mjetet, është në pronësi të Petref Nezhës.
Kamerat e sigurise kanë kapur një person me kapele që ka vendosur zjarrin në automjet dhe më pas është larguar. Pasi ka vendosur zjarrin, autori dyshohet se është lënduar edhe vetë, për shkak të flakëve që janë përhapur me shpejtësi te mjetet.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë përfshirë nga flakët 3 automjete të parkuara afër njëra-tjetrës, 2 prej tyre tip “Ford” të cilat janë djegur pjesërisht dhe njëri tip “Volksëagen” që është djegur plotësisht.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të vënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.