Detaje të reja nga ngjarja e rëndë ku u vra me thikë 14-vjeçari: Viktima dhe autori, nxënës të së njëjtës shkollë

0
76

Gazetarja e A2 CNN Xhensila Kodra ka mësuar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një 14-vjeçar këtë të hënë në Tiranë pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Mësohet se dy adoleshentët, autori dhe viktima ishin nxënës në të njëjtën shkollë Fan Noli. Të dy janë përfshirë në një debat ditën e premte për motive banale.

Gjatë debatit të tyre ka ndërhyrë roja i sigurisë ku i ka ndarë. Gjatë ditës së sotme ata janë sharë sërish në banjot e shkollës, shkruan A2.

Më pas, viktima ka lajmëruar shokun e tij që ishte nxënës në Sauk. Pas mbarimit të mësimit ata kanë dalë dhe janë konfliktuar fizikisht disa metra larg shkollës Fan Noli.

Autori ka nxjerrë thikën ku ka goditur disa herë viktimën dhe shokun e tij. Ndërkohë ka plagosur edhe veten në krah. Pas ngjarjes autori është larguar në banesë ku më pas është dërguar në spital privat. (A2