Detaje të reja nga vrasja e 65-vjeçarit në Sarandë/ Zbulohet shkaku pse shoku e goditi me shishe qelqi në fytyrë

0
66

Gëzim Bizoni 65 vjeç u vra në oborrin e banesës së tij, një ditë më parë në Sarandë. Autor i krimit të rënd dyshohet të jetë shoku i tij 42 vjecari Admir Beqiri.

Viktima i divorcuar, prej një viti kishte ndarë banesën e tij në dy pjesë, dhe kishte marrë Admir Beqirin të jetonte aty.

Sipas asaj që pohojnë jashtë kamerave të fqinjëve Bizoni dhe Beqiri kishin debate javët e fundit, sepse 65 vjecari po i kërkonte mikun të tij të largohej nga banesa, ndërsa ditën e diel në gjendje te alkolizuar Beqiri refuzonte të ulte volumin e muzikës, ndërkohe që Gezim Bizoni ishtë në zi për vdekjen e të bijës.

 

Gjatë konfliktit me tone të ashpra, Admir Beqiri e ka qelluar viktimën në fytyrë me shishe qelqi , duke e lënë të vdekur në vend, dhe duke vazhduar ta dhunonte edhe pasi 65 vjecari kishte humbur jetën.

Në momentin e krimit në vendngjarje është ndodhur edhe e dashura e 42 vjecarit, e cila është larguar me nxitim ndërsa pak minuta më vonë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Trupi i pajetë i Gëzim Bizonit ndodhet për ekspertizë pranë institutit të mjekësisë ligjore./abcnews.al