Detaje të reja dalin per Emiljano Ramazani, 39 vjeçari i ekzekutuar në Elbasan këtë të hënë.
Ai u qëllua me breshëri arme zjarri teksa ndodhej në këtë makinë ku shenjat e plumbave janë të dukshme.
Ngjarja u shënua rreth orës 16:30 minuta në zonën e njohur si “Rrethrrotullimi i luleve.
Autorët që sipas dinamikës së ngjarjes ishin të paktën dy, u larguan me shpejtësi dhe në fshatin Vidhas i vunë flakën makinës që dyshohet se u përdor në vrasje.
Pasi ka ndërhyrë zjarrfikësja dhe ka shuar flakët, grupi hetimor gjatë kontrollit ka gjetur dy armë zjarri kallashnikov të djegura.
Mjeti mban targat AA 819 KX , por si pjesën më të madhe të atentateve ato ishin të vjedhura. Burimet thanë se janë denoncuar në Tiranë.
Dyshimet janë se 39-vjeçari Ramazani është ndjekur nga autorët deri pranë pallateve dhe kanë qëlluar nga afër duke i hequr atij çdo mundësi mbijetese.
Rikthimi i ngjarjeve kriminale vuri në alarm policinë e shtetit.
Drejt Elbasanit u nisën forcat Speciale RENEA dhe grupet e Ndërhyrjes së Shpejtë, bashkë si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale.
Atje mbërriti drejtori i policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtori i Krimeve Tonin Vocaj, që u pa në krah të drejtuesve lokalë të policisë e prokurorisë.
Ekspertët mblodhën prova për dokumentimin e krimit, ndërsa forcat e Policisë nisën gjurmimin e aurorëve të cilët ishin në një avantazh prej disa minutash, ndërsa kishin ndryshuar edhe mjetin e lëvizjes.
Pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh, por deri në mbrëmje nuk pati rezultate
39- vjeçari, Emiljano Ramazani, është person me precedent të theksuar kriminalë.
Ai ka qenë i arrestuar për trafik narkotikësh dhe i dyshuar si i përfshirë në ngjarje të rënda.
Elbasaniflash