Detaje tronditëse nga krimi horror: Vrasja e 23-vjeçares u planifikua nga babai dhe u ekzekutua nga i vëllai

0
405

Zbardhen detaje të reja tronditëse lidhur me vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci 8 vite më parë.

Mësohet se vrasja është planifikuar nga babai i saj ndërsa ekzekutori është i vëllai.

Shkëlzen Buçi ka marrë nën kërcënimin e armës 23-vjeçaren nga një lokal në zonën e Freskut dhe me pas e ka çuar në mal.

Pasi e kanë vrarë, Shkëlzen dhe Faik Buci e kanë groposur  trupin e pajetë të 23-vjeçares në mal.

Në pyetje është marrë dhe babai qe u ndalua gjatë ditës së djeshme dhe ka mohuar akuzat, ai vijon të pretendojë se vajza është e zhdukur pasi e kanë rrëmbyer për ta shfrytëzuar jashtë vendit.

Ora news