Ky i fundit është shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës disa muaj më parë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Dumani dhe Kapllani, jetonin në të njëjtin fshat dhe shoqëroheshin me njëri-tjetrin.
RROGOZHINË– Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Klevis Kapllanit në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës disa ditë më parë. Gazetari Elton Qyno shkruan se 33-vjeçari i cili u qëllua për vdekje vetëm disa metra larg shtëpisë së tij kishte miqësi me Nuredin Dumanin.
Ky i fundit është shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës disa muaj më parë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Dumani dhe Kapllani, jetonin në të njëjtin fshat dhe shoqëroheshin me njëri-tjetrin.
Pak muaj më parë, Dosja.al raportonte se Dumani ishte i përfshirë në një rrjet prostitucioni, grupi i të cilit u shkatërrua në vitin 2018. Ishte pikërisht rrëfimi i një 18-vjeçareje nga Durrësi që është shfrytëzuar si prostitutë në Francë, e cila zbuloi rrjetin e trafikantëve, të cilët ishin nën hetim në Francë, Shqipëri e Itali. Vajza me inicialet A.K, gjimnaziste në një shkollë në qytetin bregdetar, vendosi t’u shpëtojë trafikantëve, duke u hedhur mbi një makinë policie në Francë. Ndërsa edhe Kapllani ka qenë i dënuar dy herë në Itali si shpërndarës droge.
Deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar dhe arrestuar për vrasjen e të riut, por mendohet se është kryer nga dy persona. Njërit prej autorëve i ka rënë në tokë pistoleta tip “Glock”, me të cilën nuk është qëlluar, megjithatë tjetra ka funksionuar pa asnjë problem duke qëlluar me 14 plumba mbi babanë e një djali 2-muajsh.
(dosja.al)