Një debat për dritat e makinave, dyshohet se ka sjellë një konflikt që I kushtoi jetën biznesmenit Eduardo Sarchi në zonën e Salarisë në Tepelenë. Kjo ka dalë nga dëshmitë e personave që kanë qenë bashkë me biznesmenin 44-vjeçar dhe kanë parë ngjarjen.
mësohet se autori I dyshuar për të cilin po punohet për ta kapur, është bezdisur nga dritat e makinave që kanë pasur viktima Eduardo Sarchi, dhe miqtë e tij Eqrem, Daniel dhe Gazment Braçi.
Në këtë situatë sipas dinamikës së ngjarjes, ka pasur fillimisht një debat mes tyre dhe sherri ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit. Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar, I cili ka qëlluar në drejtim të biznesmenit Eduardo Sarchi, ku një plumb e ka kapur në këmbë duke i çarë arterien kryesore dhe duke I shkaktuar vdekjen.