Detajet/ Atentati i dështuar në Elbasan, dyshime se dy të arrestuarit merrnin urdhra nga Erion Alibej

0
581

Dy të arrestuarit të cilët dyshohet se do të organizonin një atentat në Elbasan, Arben Spahiu, 53 vjeç dhe Arsen Preçi, 44 vjeç janë marrë disa herë në pyetje nga policia.

Ata janë pyetur për mjetin “BMW” që u sekuestrua brenda të cilës u gjetën 3 armë zjarri, si dhe për dokumentet e falsifikuara që i përkisnin Spahiut.

Të dy kanë mbajtur deklarim mohues përballë këtyre fakteve. Spahiu ka pohuar se nuk ka djeni për mjetin dhe armët.

Ndërsa në lidhje me dokumentet e falsifikuara greke me foton e tij, Spahiu ka thënë se mund të jenë bërë nga dikush që ka dashur t’i bëjë keq.

Prokuroria e Elbasanit po heton ngjarjen nëse ky grup ka lidhje me Erion Alibej. Nëse provohet që dy të arrestuarit merrnin urdhra nga Alibej, dosja i kalon SPAK për grup të strukturuar kriminal.