DETAJET E REJA/ Abuzimet tek “ECO-ELB” – Përveç banesës së Leli Krajës, SPAK kontrolle edhe në shtëpitë e zv/kryetarëve të bashkive

0
2

Në total janë 14 kontrolle të kryera nga policia me kërkesë të prokurorisë së Elbasanit, e cila po kryen hetime lidhur me abuzimin financiar në inceneratorin e Elbasanit, që administrohet nga shoqëria “ECO-ELB”.

Në fokus të kontrolleve kanë qënë banesa e administratorit të “ECO-ELB”, Leli Kraja, disa zv/kryetarëve të bashkive lokale të qarkut Elbasan, disa drejtorëve juridikë të bashkive dhe drejtorëve të Financave

Kontrollet vijnë në një kohë kur prokuroria e Elbasanit, ka ezauruar fazën e marjes në pyetje të 43 personave, për llogari të një hetimi që është rregjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqmenaxhimi i mbetjeve”.

Ende nuk dihet me saktësi se çfarë është gjetur gjatë momentit të kontrolleve të 14 banesave, por burime pranë policisë Elbasan, thanë për gazetarin e “Ota Neës”, Elton Qyno, se hetimi për këtë ka përparuar dhe shumë shpejt do ketë masa sigurimi për zyrtarët e përfshirë në abuzime financiare.

Kjo është një çështje voluminoze, e cila u hap në vitin 2024 për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Menaxhimit të Mbetjeve”.

Por hetimet në këtë dosje kanë avancuar dhe në fokus të verifikimit tashmë është future dhe marëdhënia institucionale dhe financiare që zyrtarë të 8 bashkive në qarkun e Elbasanit, kanë pasur me kompaninë e menaxhimit të plerave “ECO-ELB”, që administrohet nga Leli Kraja.

Kjo shumë është paguar për 4 shërbime, duke përfshirë dhe procesin e djegies por një gjë e tillë gjatë këtyre viteve është kryer në një periudhë fare të vogël, për të mos thënë fare.

Bashkia e Gramshit rezulton të ketë kryer 72 transaksione në drejtim të “ECO-ELB” me 209 milion lekë të vjetra. Ndërsa bashkia e Librazhdit ka kryer 65 transaksione me vlerë 265 milion lekë të vjetra.

Lista vijon me bashkinë e Përenjasit, e cila ka kryer 71 transaksione me 223 milion lekë të vjetra. Kurse bashkia e Cërrikut ka kryer 71 transaksione drejt “ECO-ELB” me vlerë totale mbi 308 milion lekë të vjetra.

E përfshirë në transaksione për një shërbim që është kryer pjesërisht është dhe bashkia Belsh, e cila ka kryer 72 transaksione me vlerë mbi 198 milion lekë të vjetra. Pas saj ka vijuar dhe bashkia e Peqinit me 66 transaksione, vlera e të cilave është 298 milion lekë të vjetra.

E fundit qëndron bashkia e Rogozhinës e cila ka kryer drejt komapanisë “ECO-ELB”, plot 12 transaksione me vlerë financiare 187 milion lekë.

TABELA E PAGESAVE

1. Bashkia Elbasan 239 transaksione me vlerë dy milliard e 442 milion lekë drejt kompanisë ECO-ELB.

2. Bashkia Gramsh 72 transaksione me vlerë 209 milion lekë të vjetra drejt kompanisë ECO-ALB.

3. Bashkia Librazhd 65 transaksione me vlerë 265 milion lekë të vjetra drejt kompanisë ECO-ALB.

4. Bashkia Prenjas 71 transaksione me vlerë 223 milion lekë të vjetra drejt kompanisë ECO-ALB.

5. Bashkia Cërrik 71 transaksione me vlerë 308 milion lekë të vjetra drejt kompanisë ECO-ALB.

6. Bashkia Belsh 72 transaksione me vlerë 198 milion lekë të vjetra drejt kompanisë ECO-ALB.

7. Bashkia Peqin 66 transaksione me vlerë 298 milion lekë të vjetra drejt kompanisë ECO-ALB.

8. Bashkia Rogozhinë 12 transaksione me vlerë 187 milion lekë të vjetra drejt kompanisë ECO-ALB.

 

ora tv