Detaje te reja janë mësuar për gomonen që ishte vënë në ndjekje nga Guardia de Finanza.
Mësohet se mjeti që u ndoq pasditen e djeshme nga Vlorë është pikasur nga Frontex. Kjo e fundit ka lajmëruar Guardia de Finanza dhe policinë shqiptare. Ndjekja ka vijuar nga ajri dhe deti. Dyshohet që mjeti ka ardhur nga Greqia dhe kishte destinacion Malin e zi. Në gomone dyshohet se kishte lëndë narkotike.
Ndërkohë, një gomone u gjet e djegur në Godull të Kurbinit në zonën pranë hidrovorit dhe dyshohet se bëhet fjalë për të njëjtin mjet që po ndiqte Guardia de Finanza.Burime për Abc bëjnë me dije se gomonia është djegur rreth orës 03:00 të mëngjesit. /abcnews.al