Detajet/ “Jam Rakip Suli”, Sms në emër të institucioneve dhe politikanëve, zbulohet skema e mashtrimit ku kërkohen lekë nga “personazhe te njohur”

0
54

Kujdes nga mashtrimet kompjuterike.

Kryeministri Edi Rama është kujdesur këtë të shtunë t’iu bëj thirrje shqiptarëve të mos bien pre e mesazheve të rreme që hiqen si personazhe publike me qëllimin zhvatjen e parave.

Kjo skemë virtuale po përdoret prej kohësh jo vetëm në emër të institucioneve të ndryshme, por tashmë edhe në shtirje si personazhë publik të njohur, ku nuk kanë munguar rastet e manipulimit duke dërguar mesazhe si politikanë, si psh “Jam Rakip Suli”

Mesazhet mashtruese dërgohen sikur kanë burim politikanët, postën, bankën, apo agjencitë turistike.

Reagimi i kryeministrit Rama tregon nevojën për të pasur vëmendje të shtuar ndaj këtij fenomeni. Ai shkruan se Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.