Ariel Rraja 24-vjeçari nipi i Rrahman Rrajës është pikasur gjatë operacionit antidroge që Policia e Tiranës ka zhvilluar në fshatin Luz të Fushë Krujës mbremjen e se merkures.
Policia ka pasur informacione për dy persona që po transportonin lëndë narkotike dhe ka shkuar për të bërë arrestimin e tyre (Kujtim Ukaj dhe Abdurrahman Rizvani që kapën me 60 kg kanabis).
Por operacioni i policisë ka hasur kundërshtimin e Flamur Rrahjas dhe Ermal Tufës, pasi kanë pretenduar që policia të mos ndërhyjë në ‘zonën e tyre’.
Efektivët e policisë kanë pikasur aty dhe Ariel Rrajan dhe kanë bërë arrestimin e tij, duke hasur sërish me kundërshtimin e Flamur Rrajas i cili tashmë është proceduar në gjendje të lirë për kundërshtim të punonjësve të policisë së bashku me Ermal Tufën./abcnews.al